Përveç Ligës Arabe edhe Turqia kritikon paralajmërimin për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë thuhet se është zhgënjyese që një hap i tillë, që do të përbënte shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar, po shyqrtohet nga autoritetet e Kosovës. “Turqia është në mesin e shteteve të para që e kanë njohur Kosovën, i ka ofruar përkrahje të madhe dhe për një kohë të gjatë ka bërë përpjekje për njohjen ndërkombëtare të këtij shteti, por neve nuk na duket e drejtë që ky proces të ndërtohet kundër ligjit ndërkombëtar dhe veçanërisht mbi vuajtjet e popullit palestinez, tokat e të cilit janë nën okupim. I bëjmë thirrje udhëheqësisë së Kosovës që t’i respektojë këto vendime dhe të përmbahet nga hapa të tillë që do ta minonin statusin historik dhe ligjor të Jerusalemit dhe gjithashtu që do të mund ta parandalonin njohjen e Kosovës nga shtetet e tjera në të ardhmen”, thuhet në mes tjerash në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Turqisë.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …