Përveç në Kizhevak të Rashkës gërmime për të pagjeturit po bëhen edhe në Gjilan e Burim

Kushtrim Gara: Përveç në Kizhevak të Rashkës gërmime për të pagjeturit po bëhen edhe në Gjilan e Burim

Gërmime për të pagjeturit po bëhen edhe në Gjilan e Burim, krahas atyre që po vazhdojnë në Kizhevak të Rashkës. Udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, ka thënë se gërmimet po vazhdojnë edhe në Gjilan dhe Istog. “Me 4 dhjetor kemi pasur një takim biltareal pra ka qenë një takim ad-hoc, që kanë qenë delegacioni kosovar dhe ai serb. Kanë qenë dy lokacione në varreza masive në veri të Mitrovicës së Veriut pra varreza myslimane, gjatë këtij viti nga këto lokacione janë zhvarrosur 4 viktima, ndërsa tash gërmimet po vazhdojnë në Komunën e Gjilanit dhe në Istog”, ka thënë Gara. Ndër të tjera ai ka shtuar se gërmimet ende po vazhdojnë në Kizhevak.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …