Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu ka deklaruar se përveç produkteve ushqimore, çmimi është rritur edhe për barna. Ai ka bërë thirrje që te marren masa në këtë drejtim por edhe në rritjen e pagës së mjekëve sepse për shkak të pagës së ulët, ata po orientohen nëpër klinika e spitale private. Edhe udhëheqësi i Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), Besim Kodra tha se çmimet e larta dhe mungesa e barnave esenciale, janë ankesat më të shpeshta të pacientëve dhe ka shtuar se Qeveria e Kosovës duhet të marrë masa në mënyrë që të parandalojë një rritje të tillë.“Aktualisht nuk kemi pranuar ndonjë ankesë të veçantë se çmimi i barnave është rritur, mirëpo kemi ankesa të vazhdueshme nga ana e pacientëve për çmimet e larta të barnave. Nëse kemi një rritje në bazë të çmimeve të përgjithshme atëherë kjo do ta vështirësoje qasjen e pacientëve në barna dhe sigurisht do të ndikojë në shëndetin e tyre si individë. Unë konsiderojë se qeveria e Kosovës duhet të marrë masa në mënyrë që të parandalojë një rritje të tillë”, ka deklaruar mes tjerash udhëheqësi i Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë, Besim Kodra.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …