Përveç zjarreve me të cilat është duke u përball për disa ditë me radhë, sot Greqia është goditur nga katër tërmete të njëpasnjëshme. Dy lëkundjet e para, me madhësi 4.7 dhe 4.1 të shkallës Rihter, kanë tronditur ishullin grek Nisyros pranë Rodosit përkatësisht në orën 22:57 të së shtunës dhe në 02:25 të mëngjesit të së dielës, me epiqendër përkatësisht 26 dhe 27 kilometra në jugperëndim të tij. Pak orë më vonë, Ka pasuar tërmeti prej 5.1 i shkallës Rihter i cikli është regjistruar në ora 7.31 minuta thuajse me të njëjtën epiqendër dhe lëkundja e fundit është regjistruar në orën 08:12 në det, 29 kilometra në jug-jugperëndim të Nisyros. Autoritetet lokale bëjnë me dije se nuk ka njoftime për dëme në njerëz apo në ndërtesa,ndërsa ndërkohë sizmiologët kanë thënë se janë duke ndjekur me vëmendje fenomenin.