Me një ceremoni tashmë tradicionale në qytetin e Vlorës, është ngritur edhe flamuri kuqezi në përkujtim të 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Me këtë rast pjesëmarrës kanë qenë personalitetet kryesore shtetërore nga Shqipëria por edhe nga Kosova. Homazheve fillimisht i pa prirë, kryetari i Republikës, Bajram Begaj, i pasuar nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. Po ashtu përvjetori i Pavarësisë, ka bërë bashkë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Kjo ka qenë vetëm prania e tyre fizike, sa për një foto. pasi të dy kryeministrat nuk janë parë të shkëmbejnë biseda, as të takohen, kanë mbajtur edhe një distancë njëri nga tjetri, duke lënë mes tyre kryetarin Bajram Begaj dhe kryekuvendaren, Lindita Nikolla.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …