Përzgjidhet fituesi në Konkursin Ndërkombëtar për Dizajnimin e Sheshit Qendror të Rahovecit

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i ka njoftuar qytetarët se tashmë kemi punimin fitues në Konkursin Ndërkombëtar për Dizajnimin e Sheshit Qendror të Rahovecit. Duke i besuar vendimit të jurisë ndërkombëtare, me tre anëtarë ndërkombëtarë e dy vendorë, ndaj mendimin tim se arkitektët Thomas Boerendonk nga Holanda, Daniel Arce Chu nga Uruguaji dhe Nguyen Duy Minh nga Vietnami, i kanë dhënë Rahovecit një dizajn ikonik dhe shumëfunksional ashtu siç e kërkuan qytetarët e komunës së Rahovecit. Do të mbetem i përkushtuar që projekti, i ardhur deri në këtë fazë përmes një procesi transparent e profesional, ta shoh dritën e implementimit dhe së shpejti ky shesh të bëhet realitet në komunën e Rahovecit.

Urime qytetarëve të Rahovecit! Ka thënë me këtë rast Kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Ferizajaset Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari fituese të medaljes së bronztë në Kampionatin Ballkanik të Beach Volleyt

Ferizajaset Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari i siguruan Kosovës, medaljen e bronztë në BVA Kampionatin …