Pesë ekspertë bujqësorë çdo ditë janë në terren për këshilla fermerëve

Komuna e Suharekës, ka angazhuar pesë ekspertë bujqësorë të cilët çdo ditë do të jenë në terren për të ofruar Këshilla për fermerët e kësaj Komune. Para se të fillojnë me këtë aktivitet ekspertët kanë takuar kryetarin e Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, nga i cili janë udhëzuar për detyrat që kanë. Kryetari Muharremaj, ka thënë se “gjatë punës suaj do të jepni këshilla fermerëve varësisht nga kërkesat që bëjnë, do te vlerësoni kualitetin e tokave, të farërave të ndryshme, bimëve e fidaneve. Fermeri ynë ka nevojë për këshilla dhe ndihmën tuaj”. Ekipi i ekspertëve është zotuar para kryetarit se do të jenë në shërbim të fermerëve dhe do të punojnë me shumë vullnet për te zhvilluar sa më shumë sektorin e bujqësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …