Pesë lagje të fshatit Grabanicë të Klinës bëhen me rrugë të asfaltuara

Kanë nisur punimet në asfaltimin e rrugës që lidh 5 lagje të fshatit Grabanicë të Klinës, (Bardhect, Balect, Berisht, Ademi dhe Tahiri) e gjatë afër 1 km që ka kushtuar rreth 50 mijë euro. Rreth 50 familje të këtij fshati, me asfaltimin e rrugës do ta kenë më të lehte lëvizjen dhe lidhjen me rrugën kryesore. Në ceremoninë përuruese ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, i cili ndër të tjera ka thënë se kjo rrugë ndikon në mirëqenien e qytetarëve të këtij lokaliteti dhe gjithë atyre që e shfrytëzojnë. “Ku do që asfaltohet një rrugë është në interes dhe shërbim të gjithë atyre që e shfrytëzojnë dhe në masë të dukshme e lehtëson jetën e banorëve. Ky nuk do të jetë projekti i fundit pasi qe kemi filluar që ta kemi në fokus këtë pjesë dhe të gjitha lagjet e këtij fshati vitin e ardhshëm do të behën me rrugë të asfaltuara”, ka thënë Bashota. Banorët e këtyre lagjeve kanë falënderuar kryetarin Bashota për angazhimin në realizmin e këtij projekti madhor që ndikon dukshëm në mirëqenien e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e 11-të të rregullt

Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Vitisë, e njëmbëdhjeta me radhë, janë shqyrtuar …