Pesë raste të reja me COVID-19 në Malishevë

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar edhe pesë raste të reja me COVID-19. Kjo është konfirmuar në komunikimin zyrtar të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Për ditën e sotme, janë dërguar analizat për gjashtë teste, ku pesë kanë rezultuar pozitiv dhe një negativ. Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është 29 raste. Rastet e regjistruar në ditën e sotme janë sipas këtyre vendbanimeve: nga 1 rast në Llazicë, Drenoc, Malishevë, Dragobil dhe Lladrovc. Shtabi Emergjent në Komunën e Malishevës, kërkon nga të gjithë qytetarët dhe bizneset, që të respektojnë vendimet e qeverisë dhe rekomandimet e institucioneve përgjegjëse shëndetësore në vend, pasi nuk ka mënyrë tjetër për luftimin e kësaj pandemie. Arma e vetme është kujdesi i shtuar dhe zbatimi i masave.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …