Policia e Kosovës reagon ndaj deklarimeve dhe publikimeve për gjoja përfshirje të policisë në skenare të ndryshme

Pesë serbë i ka arrestuar Policia e Kosovës lidhur me presionin që u bënë bashkëkombësve të braktisin FSK-në

Pesë serbë janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshim se u kanë bërë presion pjesëtarëve të këtij komuniteti, të braktisin  radhët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Policia e Kosovës ka njoftuar se ka burgosur pesë persona për shkak të dyshimeve të bazuara se janë përfshirë në veprimtari kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Shtetit të  Kosovës. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka dënuar,  kërcënimet që po dyshohen se po bëhen ndaj familjeve të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga komuniteti serb. Ai thotë se  institucionet e rendit dhe sigurisë në Kosovë kanë përmbushur detyrën e tyre, duke arrestuar pesë persona të dyshuar për cenim të sigurisë dhe rendit”.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …