Pesë shtetet anëtare të Unionit, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës janë pengesë për anëtarësim në BE. Derisa këto shtete, nuk e njohin pavarësinë Kosova nuk mund të anëtarësohet kurrë në Bashkimin Evropian, vlerësojnë njohës të proceseve integruese. Sipas tyre, aplikimi i Kosovës përbën herën e parë që një shtet merr një nismë të tillë, pa u njohur zyrtarisht nga të gjitha vendet anëtare të BE-së. Ata thonë se si çdo aplikim tjetër, edhe ky i këtij viti mund të mbesë në sirtarët e Bashkimit Evropian. Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Avni Mazreku thotë se aplikimi i Kosovës është bërë për sy e faqe, dhe si e tillë nuk do të merret për bazë. Ai shton se marrja e statusit për vendin kandidat e vështirëson edhe më shumë mosnjohja e pesë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, pasi nuk mund të arrihet konsensus brenda strukturave vendimmarrëse të BE-së për t’u konfirmuar statusi i vendit kandidat, i cili i hap rrugë anëtarësimit në Bashkim Evropian, dhe rrjedhimisht këto stade procedurale Kosova nuk mund t’i kalojë, saktësoi, Avni Mazreku.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …