Në pesë-vjetorin e vdekjes përkujtohet veprimtari, i burgosuri politik i vitit 1981, Ruzhdi Hajdini

Në pesë-vjetorin e vdekjes përkujtohet veprimtari, i burgosuri politik i vitit 1981, Ruzhdi Hajdini

Pesë vjet më parë, më 19 qershor të vitit 2014, pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë, veprimtari, i burgosuri politik, Ruzhdi Hajdini. Ishte njëri ndër flamurtarët e parë të Republikës së Kosovës. Ai  ka lindur në vitin 1955 në fshatin Miroc të komunës së Besianës, (ish-Podujevë). Në fillim të demonstratave të marsit e prillit të vitit 1981, duke parë sesi forcat policore po torturonin madje edhe po i vrisnin mizorisht shqiptarët liridashës që kërkonin “Republikë-Kushtetutë”, atij i lind ideja për të rrëmbyer armët. Më 2 prill të vitit 1981  së bashku me Sami Lecin, Zijadin Hoxhën, Vehbi Lecin, Osman Krasniqin Ibush Kelmendin, Agim Selmanin, Hajrullah Dragushën, Agim Lecin e shumë të tjerë  kishte ngritur një barrikadë në Besi dhe me ndihmën e shumë protestuesve u kishte rrëmbyer armët policëve rezervistë që vinin nga Serbia në Kosovë për ta shtypur kryengritjen e marsit dhe prillit të atij viti. Ruzhdi Hajdini ishte dënuar 14 vjet burg, në vitin 1981 nga ish regjimi i RSFJ-së,  po aq sa ishin  dënuar edhe shumica e  atij grupi militantësh të lirisë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …