Pesë vjet më parë Prokuroria kishte ngritur aktakuzën e parë për rastin e “Veteraneve të rrejshëm”. Për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ishin akuzuar ish-kryeministri Agim Çeku, ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, deputeti Shkumbin Demalijaj, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha e të tjerë. Avokati i të akuzuarit Sadik Halitjaha ka treguar se pse Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim këtë rast. Ai ka folur edhe për rastin e të akuzuarit, Sadik Halitjaha, zëvendës komandant i zonës operative të Pashtrikut, gjatë luftës. Sipas aktakuzës së Prokurorisë, Sadik Halitjaha, akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare së bashku me gjithë anëtarët e tjerë për shkak se nuk i kanë shqyrtuar aplikacionet të cilët i kanë dorëzuar personat të cilët kanë pretenduar atë status. Një gjë është e sigurt se Komisioni i cili ka pasur mandatin nga Qeveria e ka pas të pamundur të përfundoj detyrën e tij siç është caktuar me vendim pasi që kanë qenë diku rreth 110 mijë aplikacione në total, dhe të cilat është dashur të kontrollohen nga Komisioni Verifikues”, thotë, avokati Esat Berisha. IKD-ja ka deklaruar se gjatë këtij rigjykimi ne kemi parë një elaburim të provova nga prokurori i Prokurorisë Speciale, Valdet Gashi i cili në seancën e fundit i ndau me zona operative të gjithë veteranët siç pretendonte Prokuroria Speciale që nuk i kanë plotësuar kriteret apo kushtet për të pasur statusin e veteranit që në total përfshinte ky numër i ndarë në këto zona 19 mijë e 500 veteran”, shprehet Flamur Kabashi nga IKD-ja.
Kontrolloni gjithashtu
Richard Grenell, ka shpërndarë fjalimin e kryeministrit Edi Rama, ku thuhet se Hashim Thaçi po mbahet peng nga Gjykata Speciale
Emisari i kryetarit amerikan Donald Trump për misionet speciale në mbarë botën, Richard Grenell, ka …