Shoqeria Levizja

Pesë-vjetori i themelimit të Shoqërisë “Lëvizja”, trashëgimtare e Lëvizjes Popullore të Kosovës

Më 1 gusht 2015, u mblodhën shumë veprimtarë dhe drejtues të dikurshëm të LPK-së dhe themeluan Shoqërinë “Lëvizja”. Ideja për themelimin e një Shoqate (shoqërie) të LPK-së kishte lindur në kohën kur po bëheshin përgatitjet për shënimin e 30-vjetorit të themelimit të LPK-së. Agush Buja, Adnan Asllani, Ibish Neziri, Zarije Bajrami e disa shokë tjerë të LPK-së kishin riaktualizuar idenë dhe nevojën e themelimit të një shoqërie (shoqate) dhe kishin bërë përgatitjet për mbajtjen e Kuvendit të sotëm themelues. Përmes rrjeteve sociale dhe përmes mjeteve të informimit ishin ftuar të gjithë (ish) anëtarët e LPK-së që të merrnin pjesë në këtë Kuvend themelues.

Lëvizja Popullore e Kosovës mori përgjegjësinë historike para kombit dhe para botës për organizimin e Luftës së armatosur kundër pushtuesve të tokave të Shqipërisë. Për çlirimin e Kosovës dhe të viseve të saj të pushtuara LPK-ja themeloi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pastaj UÇPMB-në dhe UÇK (Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare) për çlirimin e Maqedonisë shqiptare nga pushtuesit sllavë. Është meritë e padiskutueshme e LPK-së që në çastin e duhur historik mori VENDIMIN për luftë kundër-pushtuese-çlirimtare. Lufta çlirimtare e LPK-UÇK-së fitoi mbështetjen e mbarë kombit shqiptar. Ajo fitoi edhe përkrahjen e Fuqive të Mëdha demokratike dhe ushtarake: të SHBA-së, të Evropës dhe të NATO-s.

Tendencat e qarqeve të caktuara, jo fortë shqiptare (jugokosovare) dhe të disa qarqeve armiqësore për ta nxirë, për ta përbaltur dhe për ta dënuar këtë organizatë kombëtare-çlirimtare (LPK-UÇK-në) janë të pranishme edhe sot e gjithë ditën. Kjo është njëra nga arsyet që e bën të domosdoshëm krijimin e një Shoqate-shoqërie që do t’i mbledh, do t’i ruaj, do t’i kultivojë, do t’i mbrojë, do t’i promovojë dhe do t’i afirmojë vlerat liridashëse, kombëtare, përparimtare dhe demokratike të LPK-së, e cila ishte trashëgimtarja dhe përbashkuesja e përpjekjeve dhe e luftrave shekullore të popullit shqiptar për liri e bashkim në një shtet të vetëm, në një Shqipëri…

Megjithatë, në themele të kësaj nisme dhe të Shoqërisë “Levizja” është domosdoshmëria dhe nevoja e kombit shqiptar, sidomos e brezave të rinj dhe e brezave që do të vijnë, për t’i njohur këto vlera liridashëse të LPK-UÇK-së dhe të kombit shqiptar, këto vlera demokratike dhe këto ideale që u bënë burim i pashterrshëm atdhedashurie, përkushtimi, angazhimi dhe veprimi për ruajtjen e qeniesë sonë shqiptare në krahinat e pushtuara të Shqipërisë nga Serbo-malazezo-maqedono(sllavo)-grekët. Ne, veprimtaret dhe drejtuesit e dikurshëm të LPK-UÇK-së (UÇPMB-se, UÇK) kemi kosideruar dhe konsiderojmë, sikur edhe mbarë kombi shqiptar) se dëshira mbarëshqiptare ende nuk është realizuar (përplotësuar) dhe se çështja shqiptare në Iliri ende nuk është zgjidhur… Prandaj, kombi shqiptar në Iliri, posaçërisht brezi i ri, ka nevojë dhe të drejtë të patjetërsueshme që të njihet me vlerat e LPK-UÇK-së, me veprimtarinë, me përpjekjet, me luftën, me heroizmin dhe me sakrificën e tyre… Porosia e dëshmorëve të LPK-së (UÇK-UÇPMB-UÇK-së) dhe të kombit është e qartë dhe detyruese: përpjekje, veprim, mençuri-dituri, organizim dhe luftë të pakompromis për çlirimin dhe bashkimin e tokave të Shqipërisë në një shtet të vetëm në Iliri (Ballkan). Në kohën kur “miq” e armiq po amgazhohen për një Kosovë pa shqiptarë (deshqiptarizimin ose “jugokosovarizimin” e Kosovës…), krijimi i kësaj Shoqërie ishte kërkesë e pakapërcyeshme për ne… Kjo Shoqëri do të merret edhe me mbledhjen dhe përpunimin (sistemimin, studimin) e dokumentacionit të shumtë, të shkrimeve, të kujtimeve, të veprimtarisë së organizatës dhe të dëshmorëve dhe heronjve të saj, duke nisur nga Kryeheroi dhe Kryekomandanti, Adem Jashari, i cili ishte anëtar i LPK-së, dhe i shumë dëshmorëve, heronjve dhe drejtuesve politikë e ushtarak të LPK-UÇK-së…

Kuvendi i sotëm themelues miratoi edhe një deklaratë për opinionin publik dhe zgjodhi një Këshill të Përkohshëm drejtues për përgatitjen e Kuvendit të Parë Zgjedhor, i cili do të mbahet me 28 Nëntor të këtij viti. Këshilli i Përkohshëm drejtues zgjodhi Kryetar të Përkohshëm, veprimtarin dhe njërin nga drejtuesit e mirënjohur të LPK-së, Adnan Asllanin… Këshilli i Përkohshëm drejtues kërkon dhe pret mbështetje nga të gjithë anëtarët, veprimtarët dhe drejtuesit e dikurshëm të LPK-së. Për Shoqërinë “Lëvizja” nuk ka dallime krahinore, partiake, ideologjike a fetare. Kjo ishte edhe platforma kombëtare e LPK-së. Të gjithë ata që patën fatin e madh historik dhe njerëzor që të jenë pjesë e LPK-së jo vetëm që janë të mirë se ardhur, por kanë detyrim që t’i bashkohen këtyre përpjekjeve të bashkëveprimtarëve dhe bashkëluftëtarëve të tyre. Shoqëria “Lëvizja” nuk ka synim dhe as qëllim garën për pushtet. Ajo nuk do të jetë Shoqatë partiake dhe as nuk do të bëhet “instrument” i ndonjë partie politike, por do të përpiqet dhe do të “luftojë” për njohjen, promovimin dhe përvetësimin e idealeve dhe të vlerave kombëtare liridashëse, përparimtare e demokratike të LPK-së nga shoqëria shqiptare… Besoj që përkrahjen e Shoqërisë do ta marrin dhe do ta kenë të gjithë veprimtarët e dikurshëm të saj dhe të gjithë të rinjtë e të vjetrit që përpiqen, luftojnë dhe përfaqësojnë këto vlera në partitë, në institucionet dhe në shoqërinë tonë.

Xhevat BISLIMI

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …