Elias Awad, udhëheqësi shpirtëror i komunitetit greko-ortodoks në qytetin e okupuar të Ramallahut në Bregun Perëndimor, sulmet izraelite ndaj Palestinës i cilësuar përpjekje për të prerë arteriet vitale të Palestinës. Prifti Awad, i cili mori pjesë në “Samitin Evropian për Palestinën”, të organizuar në Pallatin Çırağan në Stamboll nga Forumi Evropian Musliman, Gjykata e Palestinës dhe Partia Yeniden Refah nga Türkiye, foli lidhur me sulmet izraelite ndaj palestinezëve, të cilat intensifikohen gjithnjë e më shumë. Ai tregoi se në aktivitet po merr pjesë me një delegacion të përbërë nga klerikë mylimanë dhe të krishterë në kryesimin e kryegjykatësit të Palestinës, Mahmud al-Habash. “Erdhëm nga Palestina e cila këto ditë është e lënduar. Po priten arteriet vitale të Palestinës nga njëri cep deri te tjetri. Veçanërisht, bijtë e popullit tonë në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor u nënshtrohen sulmeve, shkeljeve dhe arrestimeve”, tha ai. Sipas tij, palestinezët, qoftë muslimanë apo të krishterë, u nënshtrohen sulmeve të Izraelit. “Populli palestinez të krishterë-muslimanë është një. Asaj që i nënshtrohen mylimanët, i nënshtrohen edhe të krishterët. Të gjithë e mbrojmë në të njëjtën anë Palestinën dhe gjërat tona të shenjta. Veçanërisht e mbrojmë Kudsin, i cili ekspozohet ndaj judaizimit”, tha Awad.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …