Shqetësimet e krerëve të Kishës Ortodokse Serbe për fatin e popullit të tyre nuk kanë të ndalur. Përveç kreut të Kishës, patrikut Irinej edhe peshkopët serbë po bëjnë deklarata, përmes të cilave alarmojnë për ikjen e serbëve edhe nga Serbia. Peshokpi Jovan për Sllavoni-Pakrac, ka thënë se serbët janë duke u shpërngulur masivisht nga Kosova dhe Kroacia dhe ka shfaqur se vala e ikjes së serbëve do ta përfshijë edhe Serbinë dhe pjesën tjetër të Ballkanit. “Kudo që shkojë dhe kudo që të jetë populli serb, shtylla e tij është Kisha Ortodokse Serbe, e cila po përballet me një sfidë për tu përballur me një valë të re të emigrantëve. Ajo për të cilën nuk po flitet është fakti se gjendemi para shpërnguljes së përgjithshme, e cila tashmë ka prekur Kroacinë, por nuk ka dyshim se do ta përfshije edhe pjesën tjetër të Evropës Juglindore, Ballkanit apo si ta quajmë, këtë pjesë tonën të botës “, tha peshkopi Jovan, i cili ka paralajmëruar se migrimi i serbëve nga Serbia do të ndodhë kur BE-ja të lehtësojë punësimin e shtetasve të vendeve që nuk janë anëtare të Unionit, raporton Mitropolitana e Malit të Zi dhe bregdetit.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …