P. Petkoviq

Petar Petkoviq: Fitues i zgjedhjeve në veri është populli serb në Kosovë, i cili i bojkotoi ato, pasi nuk e pranon okupimin

Drejtori i Zyrës për Kosovën në  Qeverinë Serbisë, Petar Petkoviq, tha se fitues të zgjedhjeve në veri të Kosovës janë “populli serb në Kosovë, i cili i bojkotoi këto zgjedhje sepse nuk dëshiron okupimin”. Kjo është një disfatë për atë pjesë të bashkësisë ndërkombëtare që e mbështeti kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe deklaroi se do t’i njohë rezultatet e zgjedhjeve, tha Petkoviq në konferencën për media të mbajtur në Beograd. Ai sqaroi ipas të dhënave të autoriteteve në Serbi, në zgjedhje kanë votuar disa dhjetëra persona të kombësisë serbe. Ai i quajti zgjedhjet “antidemokratike dhe jolegjitime”. Petkoviqi kritikoi Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, që lejoi mbajtjen e zgjedhjeve në kontejnerë, që ruheshin nga Policia e Kosovës. Ai po ashtu tha se “nuk ka rrugë të mëtutjeshme drejt normalizimit të marrëdhënieve” mes Kosovës dhe Serbisë pa u themeluar Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …