Petar Petkoviq: Kërkesa për hapjen e Urës së Ibrit për qarkullim të veturave, u bë për të nxitur konflikt në veri të Kosovës

Kryenegociatori serb për dialogun Kosovë-Serbi, në Bruksel, Petar Petkoviq,  kërkesën e autoriteteve të komunës së Mitrovicës së Veriut  për hapjen e Urës së Ibrit për qarkullim të veturave, e ka cilësuar si një hap të kryeministrit Albin Kurti për të nxitur konflikt në veri të Kosovës. Ai tha se Albin Kurti ka treguar pa mëdyshje se dëshiron dhe ëndërron luftën dhe të sjellë në konflikt gjithë veriun e Kosovës. Për këtë qëllim ai  urdhëroi këshilltaren e tij Aida Ferati që në seancën e Kuvendit Komunal në veri të Mitrovicës të përfshijë pikën e rendit të ditës për hapjen e urës mbi Ibër, e cila ndan pjesën veriore dhe jugore të qytetit dhe që përfaqëson një faktor të rëndësishëm sigurie për serbët në Kosovë, tha Petkoviqi. Duke u shprehur se është një veprim i njëanshëm dhe i paligjshëm, ai pretendon se qëllimet janë tensione dhe provokime të reja. Për  këto veprime ai po i përdor përfaqësuesit dhe këshilltarët e tij jolegjitimë dhe të rrejshëm në veri të Kosovës, tha Petkoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …