Petar Petkoviq: Me betimin e kryetarëve të rinj në komunat e veriut të Kosovës, është zyrtarizuar pushtimi i 4 komunave me shumicë serbe

Kryetari i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë të enjten se me betimin e kryetarëve të rinj në komunat në veri të Kosovës, është zyrtarizuar pushtimi i katër komunave. “Pushtimi nuk ka qenë kurrë situatë e përhershme në histori, andaj nuk do të jetë as në katër komunat në veri të Kosovës, dhe do të përfundojë së shpejti, megjithatë, populli serb, më shumë se pushtimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, do ta mbajë mend mënyrën e turpshme sesi demokracitë e rreme e kanë dhënë dritën e gjelbër për diçkaje të tillë, ka thënë të enjten Petkoviq. Kryetarët e rinj të komunave në veri të Kosovës, të gjithë shqiptarë, janë betuar më 19 dhe 25 maj. Komunat në veri, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku, janë të banuara me shumicë serbe. Kryetari i Mitrovicës së Veriut është Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa nënkryetare e komunës është Katarina Agjançiq nga komuniteti serb.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …