Drejtori i Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka deklaruar se nuk ka afate për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sikur ka deklaruar,kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, icili sipas tij po mashtron opinionin me deklarata të pavërteta. Është koha që Albin Kurti të ndalojë së mashtruari opinionin dhe të përballet me të vërtetën dhe faktet që dëshmojnë qartë se nuk ka afate të paracaktuara më parë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka theksuar Petkoviq. Çdo ditë zyrtarët ndërkombëtarë e demantojnë ekzistimin e afatit për marrëveshje dhe i fundit në është zëdhënësi i BE-së, Peter Stano i cili pa mëdyshje ka thënë se afatet artificiale nuk ekzistojnë në realitet. I vetmi kohëmatës që po troket është ai i formimit të Asociacionit të komunave serbe, me të cilin Prishtina është vonuar tashmë 10 vite, prandaj Kurti do të ishte më mirë të fokusohej në përmbushjen e atij obligimi dhe të zbatonte atë që është nënshkruar në Bruksel”, ka thënë Petkoviq, duke saktësuar se afatet e tjera ekzistojnë vetëm në kokën e Kurtit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …