Zyrtari i Serbisë, Petar Petkoviq sërish nuk është lejuar të hyjë brenda territorit të Kosovës për të vizituar disa fshatra në Gjilan dhe Leposaviq. Pas kthimit nga pika kufitare, mediat serbe raportojnë se Petkoviç ka fajësuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe kërkon që me BE-në të merren vesh nëse duan të vazhdojnë dialogun. Ardhja ime sot në Konçul është para së gjithash një mesazh për komunitetin ndërkombëtar, i cili është qartazi i paaftë ose pretendon të jetë i tillë kur bëhet fjalë për Prishtinën dhe kur shikon me përçmim Albin Kurtin dhe Prishtinën, të cilët çdo ditë shkelin marrëveshjet që kemi arritur. në Bruksel, duke përfshirë edhe Marrëveshjen për Vizitat Zyrtare”, ka thënë Petkoviq për mediat serbe. Edhe gjatë ditës së djeshme Petkoviqit iu ndalua vizita në Konçul dhe Leposaviç, derisa institucionet në Kosovë ende nuk kanë dhënë përgjigje për refuzimin.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …