Peter Bayer: Anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian nuk do të jetë i mundur pa njohjen e Kosovës

Peter Bayer: Anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian nuk do të jetë i mundur pa njohjen e Kosovës

Peter Bayer, një anëtar i CDU në Bundestag, në një intervistë për “Deutsche Welle”, e ka përsëritur qëndrimin e Gjermanisë për Serbinë. S’ka BE për Serbinë, pa njohje të Kosovës! Këto ishin fjalët e Bayer kur u pyet për negociatat e Serbisë për BE. “Anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk do të jetë i mundur pa njohjen e Kosovës, ka modele të ndryshme për këtë, e di që nuk është e lehtë, por në të vërtetë ky ishte kushti që nga fillimi i bisedimeve. Dhe kjo nuk është me të vërtetë asgjë e re. Është e qartë për të gjithë që nga fillimi, dhe është e habitshme pse tani është duke u ngritur aq shumë pluhur për këtë gjë”,  ka deklaruar Bayer.

 

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

VV pretendon se ka numrat për Qeverinë, por jo për kryeparlamentarin

Në prag të seancës së re të Kuvendit, deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka deklaruar …