Deputeti i parlamentit gjerman, Peter Beyer, njëherësh anëtar i partisë CDU të kancelares, Angela Merkel, ka pohuar se marrëveshja finale e dialogut Kosovë-Serbi, do të përfundojë me njohjen e Kosovës. “Në fund të këtij procesi Serbia duhet ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe Kosova mund të bëhet anëtare e OKB-së. Është shumë e qarte, s’ka asgjë të re këtu, qëndrimi gjerman është që para se Serbia të bëhet anëtare e BE-së duhet ta pranojë Kosovën, edhe de facto edhe de jure”. “Gjermania ka qenë ndër shtetet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe qëndrojmë prapa këtij vendimi”. Deputeti gjerman theksoi se kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka interesim për Ballkanin Perëndimor.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …