leoni

Peter Pellegrini: Sllovakia do ti qëndrojë vendimit për të mos njohur Kosovën

Në krah të Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, homologu i tij nga Sllovakia, Peter Pellegrini, ka deklaruar për mediat se vendi i tij do të vijojë të mbajë qëndrimin e tij për të mos njohur Kosovën si shtet. Pellegrini theksoi se ky qëndrim është i mbështetur në rregullat e diplomacisë sllovake dhe nuk ka asnjë lidhje me miqësinë e Sllovakisë me Shqipërinë dhe popullin shqiptar. Nuk ka të bëjë fare me popullin e Shqipërisë, me kombin shqiptar, për ne kombi shqiptar është një komb mik, dhe kjo nuk ka të bëjë fare me qëndrimin tonë negativ kundrejt Kosovës, tha ai. Pellegrini, gjithashtu, diskutoi për rëndësinë e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës, duke theksuar që Sllovakia mbështet përpjekjet për të arritur një marrëveshje paqeje dhe stabiliteti në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Macron diskuton me Vuçiq për temat dypalëshe dhe integrimin Evropian të Serbisë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij serb, Aleksandar …