Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se BE-ja ka vendosur të zbatojë një sërë masash kundër Kosovës për shkak se ajo nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të de-përshkallëzuar situatën. Ai thotë se puna e organeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit është pezulluar përkohësisht, se është vendosur që Kosova të mos ftohet në ngjarje të nivelit të lartë, se vizitat dypalëshe do të ndërpriten, përveç atyre që synojnë zgjidhjen e krizës. në veri të Kosovës në kuadër të dialogut me mbështetjen e BE-së. Stano, nuk e ka përjashtuar mundësinë për masat e BE-së edhe ndaj Serbisë. Ai gjithashtu tha se BE-ja është duke monitoruar Serbinë, dhe në rast se nuk i përmbushin kërkesat e tyre do të ndërmarrin masa edhe ndaj saj. Bashkimi Evropian ka theksuar se situata në veri të Kosovës i ka shqetësuar seriozisht.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …