Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, sot në një konferencë për mediat ka konfirmuar masat e ndërmarra kundër Kosovës, për shkak të situatës së krijuar në veri. Ai është shprehur se këto janë konsekuenca politike, ndalesa të takimeve të nivelit të lartë dhe gjithashtu masa financiare. Bashkimi Evropian në pajtim me 27 shtete ka përgatitur propozim me masa me efekt të menjëhershëm, këto nuk janë sanksione këto janë masat që merren menjëherë. Shtetet anëtare kanë mbështetur një seri masash. Këto janë konsekuenca politike; ndalesa të takimeve të nivelit të lartë dhe gjithashtu masa financiare. Këto masa janë të përkohshme dhe me mundësi largimi, varësisht nga hapat që merr qeveria e Kurtit”, ka thënë, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …