Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

Peter Stano: Bashkimi Evropian pret që edhe Kosova të marrë vendimin e njëjtë si Serbia, për njohjen e targave

Bashkimi Evropian pret që edhe Kosova të marrë vendimin e njëjtë si Serbia për njohjen e targave. Në një përgjigje për Top Channel, zëdhënësi për politikë të jashtme i BE-së Peter Stano thotë se blloku e mirëpret vendimin e Serbisë për njohjen e targave të Kosovës dhe largimin e letrave ngjitëse. Peter Stano tha se mirëpresim vendimin e Serbisë për të njohur zyrtarisht targat e automjeteve RKS të lëshuara nga Kosova. Ky vendim është një hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit, si dhe në angazhimet e kaluara të Dialogut lidhur me Lirinë e Lëvizjes. Tregon se është e mundur të arrihet progres në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo përbën gjithashtu një hap drejt një integrimi më të mirë rajonal dhe evropian të Ballkanit Perëndimor, nga i cili në fund përfitojnë qytetarët e rajonit“, thuhet në përgjigje. Më tej, Stano bën të ditur që Kosova do marrë vendimin e njëjtë. Ky vendim i hap rrugën heqjes së plotë të regjimit të afisheve. BE-ja tani pret që Kosova të përgjigjet në mënyrë të njëjtë“, saktësoi zëdhënësi i BE-së,  Peter  Stano.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …