Bashkimi Evropian është i gatshëm që të ndërmjetësojë diskutimet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Ai duke folur për Radion Evropa e Lirë saktësoi se dialogu i ndërmjetësuar nga blloku evropian është forumi ku duhet të diskohet për këtë çështje. “Kemi vënë re deklaratat e bëra nga kryeministri Kurti lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë gjatë seancës plenare të 2 shkurtit. Forumi për të diskutuar themelimin e Asociacionit, si dhe çdo propozimi tjetër që dy palët mund të kenë, është brenda dialogut. BE-ja është e gatshme të ndërmjetësojë diskutimet për Asociacionin në takimet e ardhshme të dialogut”, tha Stano. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kundërshton një asociacion njëetnik, me kompetenca ekzekutive. Më 2 shkurt, ai ka paraqitur gjashtë kushtet për themelimin e Asociacionit.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …