Peter Stano

Peter Stano: Çdo veprim i pakoordinuar dhe i njëanshëm që rrezikon stabilitetin në Kosovë duhet të ndërpritet

Bashkimit Evropian po ndjek me shqetësim zhvillimet në veri të Kosovës, duke ftuar palët në Bruksel për të zhvilluar bisedime. Zëdhënësi  Komisionit Evropian, në konferencën e përditshme për media të mbajtur në Bruksel, Peter Stano,  tha se BE-ja dhe vendet anëtare posaçërisht jemi duke ndjekur nga afër dhe me shqetësim ngjarjet dhe zhvillimet në veri të Kosovës”, duke kërkuar  nga palët që të ruajnë qetësinë. Stano tha se çdo veprim i pakoordinuar dhe i njëanshëm që rrezikon stabilitetin dhe sigurinë dhe pengon lirinë e lëvizjes së të gjithë qytetarëve duhet të ndalet menjëherë. Sipas tij, e vetmja mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes është dialogu, ndërsa potencoi se janë në kontakt të ngushtë me Kosovën dhe Serbinë për de-eskalimin e tensionit. Ai në të njëjtën kohë pohoi se janë në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë si NATO dhe Amerika.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë mbahet mesha për Ditën e Pashkëve për besimtarët katolikë

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, duke filluar në ora 11.00 mbahet mesha …