Peter Stano

Peter Stano: Emisari Lajçak dhe Shefi i BE-së, Borrell, kanë përkrahjen e plotë të shteteve anëtare lidhur me dialogun Kosovë – Serbi

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka deklaruar për mediet  se emisari Lajçak dhe përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, kanë përkrahjen e plotë të shteteve anëtare sa i përket dialogut Kosovë – Serbi. Ai tha se nëse palët nuk duan të lëvizin në rrugën drejt BE-s, atëherë askush nuk mund t’i detyrojë ata. Më tej Stano shtoi se nuk është e saktë të thuhet se ka dështim për faktin se palët nuk e kanë nënshkruar Marrëveshjen e Ohrit. Nuk është faktikisht e saktë të thuhet se ka dështuar për të arritur diçka sepse ishin të dyja palët që nuk e kanë caktuar marrëveshjen e Ohrit. Sërish, me herë të panumërta e kemi shpjeguar se asnjëherë nuk ka qenë çështje nënshkrimi për ne, kjo marrëveshje është ligjërisht e detyrueshme dhe nuk ka shprehje më të mirë të faktit se meqë është ligjërisht e detyrueshme ajo u bë pjesë integrale e pjesës së anëtarësimit të të dyjave, të Serbisë dhe Kosovës, kështu që nëse nuk ka lëvizje në zbatimi, palët po dëmtojnë veten, të ardhmen e tyre evropiane dhe përfitimet nga të cilat qytetarët e tyre do të mund të korrin nga ecja përpara dhe avancimi i dialogut, theksoi Peter Stano.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …