Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, është raportuar se ka deklaruar që pas vizitës së javës së kaluar të emisarit evropian, Miroslav Lajçak në Prishtinë e Beograd është konfirmuar se të dyja palët ende kanë pikëpamje të ndryshme në shumë çështje. Agjencia serbe e lajmeve “Beta”, ka raportuar se Stano në një deklaratë përbëtë agjenci ka deklaruar se diskutimit ishin shumë të vështira, gjatë vizitës së Lajçakut e emisarit amerikan, Gabriel Escobar, sidomos me delegacionin e Kosovës, në Prishtinë. Ai ka deklaruar se përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell është informuar për bisedimet, dhe se tani shtetet anëtare të BE-së janë duke u informuar dhe se po vijojnë konsultimet për hapat e ardhshëm. Vlen të theksohet se kryeministri Albin Kurti të martën ka bërë me dije se ka propozuar një plan me pesë pika për deeskalimin e situatës në veri, çështje të cilën BE-ja se ka komentuar ende.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …