Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

Peter Stano, ka deklaruar se BE-ja insiston që përgjegjësit për sulmin mbi Policinë Kosovës tri ditë më parë në veri, të dalin para gjyqit

Zëdhënësi i BE-së për çështje të jashtme dhe siguri, Peter Stano, gjatë një konference për gazetarë,  ka deklaruar se  Brukseli  insiston që përgjegjësit për sulmin  e kryer mbi Policinë Kosovës tri ditë më parë në veri, të vihen para drejtësisë dhe të gjitha faktet të verifikohen. I pyetur se çfarë roli mund të luajë EULEX-i për të mundësuar komunikimin mes autoriteteve policore në Kosovë dhe atyre në Serbi, pasi ato nuk kanë bashkëpunim direkt, zëdhënësi i BE-së ka thënë se EULEX-i është në terren dhe po bashkëpunon shumë mirë me autoritetet e Kosovës. Bashkëpunimi deri më tash ndërmjet Policisë së Kosovës dhe EULEX-it është shumë i mirë. Komandanti i EULEX-it është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, dhe informon për të gjitha hollësitë në terren”, ka thënë Stano. Hetime po vazhdojnë dhe ato nuk janë kryer akoma. Ato janë krejtësisht në duart e Policisë së Kosovës, dhe me kërkesë, ata asistohen nga EULEX-i dhe KFOR-i. Duhet të vërtetohet se kush i bëri këto sulme terroriste, kush i organizoi, kush qëndron prapa tyre dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë, ka thënë Peter Stano.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …