Peter Stano: Bashkimi Evropian ka vendosur një sërë masash ndaj Kosovës, ndërsa jemi duke e monitoruar Serbinë

Peter Stano, ka rikonfirmuar se Marrëveshja në tërësi mbetet ligjërisht obliguese, dhe se palët ishin pajtuar për këtë në Ohër

Pasi Serbia e ka kundërshtuar deklaratën e publikuar nga Bashkimi Evropian pas Samitit me vendet e Ballkanit Perëndimor, ka reaguar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Ai ka rikonfirmuar  se Marrëveshja në tërësi mbetet ligjërisht obliguese, dhe se palët ishin pajtuar për këtë në Ohër. Marrëveshja dhe aneksi për zbatim “janë bërë ligjërisht obliguese përmes komunikatës me shkrim të përfaqësuesit të lartë të BE-së Josep Borrell, më 18 mars të vitit 2023. Burimet e BE-së kanë sqaruar se vlerësimet për natyrën obliguese të marrëveshjes janë në përputhje me nenin 11 të Konventës së Vjenës për ligjin rreth traktateve, i cili thotë se “pajtimi i një shteti që të obligohet me një marrëveshje mund të shprehet me nënshkrim, shkëmbim të instrumenteve që përbëjnë marrëveshje, ratifikim, pranim, miratim apo me çfarëdo mjeti tjetër, nëse ashtu pajtohen”.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …