Peter Stano

Peter Stano: KOSTT, KEDS dhe Elektrosever janë në komunikim të rregullt dhe raportojnë rregullisht në BE dhe në SHBA

Ishte paraparë që brenda dy muajve,  të zbatohej udhërrëfyesi lidhur me  marrëveshjen për energjinë, e cila ishte arritur në kuadër të procesit të dialogut Kosovë –Serbi. Një dakordim i tillë ka ndodhur me 21 qershor 2022. Por, kompania “Elektrosever” ka shkelur të gjitha afatet të përcaktuara me këtë udhërrëfyes. Në lidhje me këtë çështje, Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, me 5 tetor, pasi raportoi në Komisionin Parlamentar për Integrime, dhe paralajmëroi se për shkak të mospërmbushjes së obligimeve nga marrëveshja e Brukselit, kompanisë ‘Elektroserver’ mund t’i merret licenca. Por Peter Stano, zëdhënës i kryesor i shefit për Politikë të Jashtme e të Sigurisë, Joseph Borrel, deklaron se;-“ Bashkimi Evropian, po ndjek nga afër aktivitetet e të dyja palëve sa i përket Udhërrëfyesit për Energjinë, në kapacitetin e vet si lehtësues dhe garantues i marrëveshjeve të dialogut”. “KOSTT, KEDS dhe Elektrosever janë në komunikim të rregullt, Ata raportojnë gjithashtu rregullisht në BE dhe SHBA, ka saktësuar Peter Stano për RTK.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …