Peter Stano mohoi se BE-ja është duke përgatitur një ultimatum për Beogradin, lidhur me pranimin e pavarësisë së Kosovës

Peter Stano mohoi se BE-ja është duke përgatitur një ultimatum për Beogradin, lidhur me pranimin e pavarësisë së Kosovës

Zëdhënësi kryesor i Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme, Peter Stano, e mohoi për Radion Evropa e Lirë njoftimin e disa mediave në Serbi se Bashkimi Evropian është duke përgatitur një ultimatum për Beogradin, në raundin e ardhshëm të bisedimeve me Prishtinën, që do të mbahet më 30 korrik në Bruksel.  Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, i cili ka rinisur në nivelin më të lartë më 16 korrik, vazhdon me një seri të takimeve në nivel ekspertësh, që janë pjesë e procesit. Në takimin e nesërm, në rend të ditës pritet të jetë bashkëpunimi ekonomik. Duke u thirrur në burime diplomatike, një gazetë serbe  ka shkruar se delegacionit të Beogradit, i cili të enjten udhëton drejt Brukselit për bisedime me të dërguarin e BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe me delegacionin e Kosovës, do t’i dorëzohet një draft-marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila nënkupton njohjen de fakto të Kosovës nga ana e Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …