Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq javën e ardhshme do të marrin pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë për këtë rast se nuk është planifikuar takim trepalësh. Zyra e Qeverisë së Kosovës ka bërë të ditur se agjenda e kryeministrit ende nuk është finale dhe se për takimet që Kurti do t’i zhvillojë në margjinat e forumit, do të dalin me një njoftim. Kryeministri Kurti do të marrë pjesë javën e ardhshme në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër. Sa i përket agjendës së kryeministrit atje, ajo ende nuk është finale andaj dhe për takimet të cilat do të zhvillohen në margjina të forumit do të njoftoheni me kohë”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …