Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, sërish ka folur për ftesat e dërguara Kosovës he Serbinë rreth një takimi në Bruksel, të cilin e ka refuzuar kryenegociatori.Besnik Bislimi. Stano tha se ne i dërguar ftesat te partnerët për t’u marrë me çështje të caktuara dhe u kemi shpjeguar në thellësi dhe tash shpresojmë që të dyja palët të jenë në gjendje të pajtohen dhe të zgjidhin çështjen që u shkaktua nga një vendim i pafat dhe i pakonsultuar nga njëra palë që ka ndikuar te pala tjetër”. Ai tha se roli i BE-së është për të lehtësuar palët të arrijnë deri te zgjidhja dhe se nuk do të komentojnë se çka janë duke bërë në këtë drejtim. Stano u pyet edhe se çfarë pasoja mund të ketë një refuzim i ftesës për të marrë pjesë për zëvendëskryeministrin Bislimi, por refuzoi të përgjigjet. Ne asnjëherë nuk spekulojmë rreth skenarëve. I kemi dërguar ftesat, kemi vënë objektivat dhe kemi bërë publike përgatitjen tonë për të ndihmuar palët që të gjejnë zgjidhje, ka saktësuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …