Peter Stano

Peter Stano: Në vend që të përcaktojmë afate artificiale, ne po ndihmojmë palët, që ato vetë të vendonin për datat

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka folur lidhur me marrëveshjen e targave nga Kosova dhe Serbia për afatin e marsit të vitit 2023 dhe arritjen e një marrëveshjeje, si dhe për mundësinë që BE-ja si ndërmjetësues t’i jap fund procesit negociator, nëse ndonjëra nga palët, në të ardhmen, bllokon procesin.  Kur flasim për urgjencë; dita e djeshme duket tashmë tepër vonë, sepse kjo situatë vazhdon më shumë se prej 10 vjetësh dhe kjo nuk është në interes të qytetarëve të Kosovës, as të  Serbisë. Për të ecur përpara nga metoda e menaxhimit permanent të krizës te metoda e pajtimit. Nuk jemi ne që përcaktojmë afatet. Afatet janë krejtësisht në duart e palëve, në përfitimin e qytetarëve të tyre dhe Bashkimi Europian do bëjë çdo gjë që mundet që palët të gjejnë kompromisin. Por u takon palëve që të gjejnë kurajon për të arritur në kompromiset e nevojshme me frymën europiane”, ka deklaruar Stano.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …