Peter Stano

Peter Stano: Parakusht për aranzhimin e takimit të radhës është gatishmëria e palëve që të merren vesh për rezultate konkrete

Zyrtarët e Bashkimit Evropian, të informuar me procesin e dialogut, kanë thënë të hënën se në këtë moment nuk ka gatishmëri të Prishtinës e as të Beogradit që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka paralajmëruar se parakusht për aranzhimin e takimit të radhës duhet të jetë gatishmëria e palëve që të merren vesh rreth rezultateve konkrete, në të mirë të qytetarëve të tyre. E kemi bërë shumë të qartë, pas dy takimeve këtë vit, që parakusht për takimin e radhës duhet të jetë gatishmëria e të dyja palëve që të dakordohen rreth rezultateve konkrete për të mirën e qytetarëve të tyre. Kontaktet e fundit të përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell dhe diplomacia e përfaqësuesit të BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak treguan që aktualisht nuk ka gatishmëri”, ka thënë Stano.

Kontrolloni gjithashtu

Takime “sekrete” Kurti-Limaj: Pasiguri për përmbajtjen dhe transparencën

Takimet mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe liderit të NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kanë …