Peter Stano

Peter Stano, ripërsëriti zhgënjimin e vendeve anëtare të BE-së për mos pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet e 23 prillit

Bashkimi Evropian tha se Kosova dhe Serbia e kanë detyrë që ta bëjnë prioritet kthimin e serbëve të Kosovës në pushtetin lokal, policinë dhe gjyqësorin dhe njëkohësisht të bien dakord për një rrugë përpara që është gjithëpërfshirëse, e drejtë demokratike dhe paqësore. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ripërsëriti zhgënjimin e vendeve anëtare të BE-së për mos pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet e parapara për 23 Prill në katër komunat në pjesën veriore, por kërkoi nga të dyja palët që të tregojnë përmbajtje. “Është shumë zhgënjyese që Lista Serbe që përfaqëson serbët e Kosovës ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale të planifikuara për 23 prill në katër komunat veriore, pavarësisht se zgjedhjet janë shtyrë nga dhjetori në prill dhe afati për kandidaturat është shtyrë gjithashtu. Sigurimi që zgjedhjet të zhvillohen në kushte paqësore është thelbësore dhe BE-ja u bën thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje”, tha Stano.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza uron Ditën e Kushtetutës dhe thekson rëndësinë e realizimit të parimeve kushtetuese për qytetarët

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e …