Peter Szijjarto: Vendimi për të ftuar Ukrainën në një takim të ministrave të jashtëm të NATO-s, minon parimin e unitetit të aleancës

Peter Szijjarto: Vendimi për të ftuar Ukrainën në një takim të ministrave të jashtëm të NATO-s, minon parimin e unitetit të aleancës

Vendimi për të ftuar Ukrainën në një takim të ministrave të jashtëm të NATO-s, minon parimin e unitetit të aleancës, ka thënë ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Sijjarto, në një takim të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel të martën për të shënuar pranimin e Finlandës në aleancën ushtarake. Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Dimytri Kuleba ishte i pranishëm në takim, pavarësisht faktit se Ukraina nuk është aktualisht anëtare e NATO-s. Hungaria vazhdimisht ka kundërshtuar përfshirjen e aleancës ushtarake në luftën mes ukrainasve dhe rusëve. Duhet bërë gjithçka për të parandaluar një konflikt të drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë, tha Sijjarto.  Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka qenë deri më tani aleati më i afërt i Kremlinit brenda bllokut evropian. Pasi Putin urdhëroi trupat ruse të pushtonin Ukrainën vitin e kaluar, Viktor Orban ngurroi që t’i vendos sanksione Rusisë. Shefi i shtabit të Orbanit tha gjithashtu se Hungaria nuk do ta arrestonte presidentin rus, Vladimir Putin nëse do ta vizitonte shtetin hungarez, pavarësisht se Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi një urdhër arresti për të.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …