Peticioni i PDK-së në Pejë kundër hidrocentraleve po vazhdon, e nënshkruan mbi 6 mijë qytetarë

Peticioni i PDK-së në Pejë kundër hidrocentraleve po vazhdon, e nënshkruan mbi 6 mijë qytetarë

Kundërshtimi i fuqishëm menjëherë pas lajmit se në Lumbardhin e Pejës mund të ndërtohen hidrocentrale, u nis nga Dega e Partisë Demokratike në Pejë, duke sensibilizuar opinionin se ky projekt është i dëmshëm dhe plotësisht i paarsyeshëm. Një nga format e kundërshtimit ishte edhe peticioni kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Lumbardhin e Pejës. Mbledhja e nënshkrimeve nga qytetarët, kundër kësaj ideje për dëmtimin e perlës së Ballkanit, Grykës së Rugovës, ka vazhduar edhe sot. Nënshkrimi i peticionit nga qytetarët, do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim, deri në shfuqizimin e plotë të këtij projekti të dëmshëm për komunën e Pejës dhe më gjerë. Deri më tani, peticionin e kanë nënshkruar mbi 6 mijë qytetarë.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 100 invalidë të UÇK-së janë në pritje për t’i ndëruarr protezat e gjymtyrëve të humbura në luftë, disa prej tyre janë në gjendje më të rëndë

Me 16 prill të vitit 1999 në zona të ndryshme të luftës janë përjetësuar dhjetra dëshmorë

Më 16 prill të vitit 1999 ka rënë heroikisht dëshmori e  heroi i kombit, Shkëlzen …