Petar Petkoviq, drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, ka thënë se zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë takimit të fundit në Bruksel kishte thënë se Kosova është e gatshme të flasë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, pasi të arrihet marrëveshja për energji. “Pas raundit të fundit të bisedimeve në zyrën e z. Miroslav Lajçak, ku ishin z. Lajçak, z. Bislimi dhe unë, z. Bislimi tha hapur se Prishtina është e gatshme të flasë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe kur të arrijmë marrëveshje për energji. Ne kemi arritur marrëveshje për energji, dhe është hapur rruga për formimin e Asociacionit”, tha Petkoviq për televizionin serb RTS. Arritëm të biem dakord për udhërrëfyesin për energji dhe është hapur rruga e bisedimeve për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. 10 vjet presim zbatimin e marrëveshjes për energjinë, presim 10 vjet edhe për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe gjashtë pikave të para që kanë të bëjnë me Asociacionin” tha Petkoviq.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …