Drejtor i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka deklaruar se kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë ditës së djeshme ka biseduar disa herë me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe me zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë, për shkak të krizës në veri. Petkoviq ka thënë se komandantit i KFOR-it, gjeneralmajor Angjelo Michele Ristuçia, sot do të qëndrojë në Beograd dhe do të zhvillojë bisedime me kryetarin e Serbisë, Vuçiq dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, Millan Mojsilloviq. Pas këtij aksioni policor në veri të Kosovës, dje ku janë lënduar tre zyrtarë policorë, serbët lokalë janë mbledhur në Lagjen e Boshnjakëve. Atje, përveç Policisë së Kosovës janë parë edhe ushtarët amerikanë të KFOR-it. Operacioni në Mitrovicë të Veriut, komunë e banuar me shumicë serbe, u ndërmor në të njëjtën ditë kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se i ka paraqitur bashkësisë ndërkombëtare një plan prej pesë pikash, që sipas tij do të ndihmojë në uljen e tensioneve.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …