leoni

Petkoviq: Marrëveshja për dokumentet nuk nënkupton njohje të Kosovës nga Serbia

Duke komentuar marrëveshjen për dokumentet të arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim ndërkombëtar, zyrtari i lartë i Qeverinë së Serbisë, Petar Petkoviq ka deklaruar se kjo marrëveshje nënkupton njohje të Kosovës nga Serbia. Ai shtoi më tutje se kjo do të thotë se çdo qytetar i Serbisë që jeton në Kosovë do të mund të lëvizë lirshëm me letërnjoftim serb. “Mundësimi i përdorimit të letërnjoftimeve të lëshuara nga Prishtina ( Kosova ) bëhet vetëm për arsye praktike për të lehtësuar pozitën e qytetarëve dhe për të mundësuar lirinë e lëvizjes, në përputhje me Marrëveshjen për lirinë e lëvizjes të arritur në dialog më 2011. Kjo nuk mund të interpretohet si njohje për pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme nga Kosova, nuk paragjykon përcaktimin e statusit përfundimtar të Kosovë dhe nuk interpretohet si pëlqim i Beogradit për të devijuar nga Rezoluta 1244 e OKB-së” ka theksuar mes tjerash, zyrtari i lartë i Qeverinë së Serbisë, Petar Petkoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …