Petriç: Nëse nuk arrihet ndonjë zgjidhje, kam frikë se kjo do të jetë humbje për Vuçiqin, Thaçin, Mogherinin

Petriç: Nëse nuk arrihet ndonjë zgjidhje, kam frikë se kjo do të jetë humbje për Vuçiqin, Thaçin, Mogherinin

Ish përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Kosovën, Volfgang Petriç ju ka deklaruar medieve serbe se nëse nuk arrihet një marrëveshje finale në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, ka frikë se kjo do të jetë një humbje për kryetarin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Frederika Mogerini. Ai ka thënë më tutje se është koha për një marrëveshje finale në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Besoj se dialogu ka arritur në atë pikë, sa që duhet të merret një vendim përfundimtar dhe nuk besoj se çështje të këtilla mund të vazhdojnë pa marrë vendime. Diplomati i shquar nga Austria, Volfgang Petriç ju ka deklaruar më tutje medieve serbe se ka një gatishmëri të të dyja palëve për arritje të një marrëveshjeje të përbashkët. Një korrigjim shumë i vogël i kufijve është i nevojshëm. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që arritja e një marrëveshjeje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të jetë e pranueshme për të gjitha palët, është cituar të ketë deklaruar ish përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Kosovën, Volfgang Petriç.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …