Ish i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën, Wolfgang Petrich ka deklaruar me një retorikë arbitrare se bashkësia ndërkombëtare qenka e gatshme të shkojë deri në fund kur është fjala për Gjykatën Speciale për krime lufte. Ai ka vënë në dukje se ky është edhe një test se BE dhe SHBA-të janë objektiv dhe të barabartë ndaj të gjithëve. “Gjykata Penale Ndërkombëtare ka qenë një përvojë shumë e rëndësishme dhe për të mësuar. Ndoshta nuk ishin mjaftueshëm të përgatitur, të informuar se traditat e caktuara në shoqërinë shqiptare janë të ndryshme nga ato të perëndimit kur është fjala për procedurat gjyqësore. Tani, aq sa unë e di, ata janë të vetëdijshëm për këtë dhe do të merrem me këtë në një mënyrë të tillë, unë jam i sigurt se Gjykata Speciale do të jetë shumë e rëndësishme “, ka thënë Petrich, me cinizëm dhe urrejtje kundër shqiptarëve.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …