Petrit Dibrani

Petrit Dibrani: Albin në ty, qytetarët kanë pasur shumë besim dhe shpresë, por ajo po vritet për çdo ditë

Albin!

Të gjithë të ashtuquajtur politikan në Kosovë, edhe ju personalisht, gjatë fushatave zgjedhore, kanë  gënjyer.

Po bre Albin në ty, qytetarët kanë pasur shumë besim dhe shpresë!

Albin, shpresa po vritet çdo ditë.

Nga paraardhësit e tu u premtuan, dyqind mijë vende pune, ishte më shumë se rrenë, ishte rrenë me bisht, rrenë në diell.

Sllogani i juaj Albin, prej se jeni krijuar si subjekt politik, ishte “Hajnat në burg”,  të verifikohet apo të dihet prejardhja e milionave të milionerëve dhe s’ka më kushërinj në ambasada dhe në borde publike.

Albin na trego!

A  po rrenë t’i, apo për ti ndaluar s’po ki guxim dhe fuqi.

Nëse edhe burri – bashkëshorti i z0njës  Presidente që plotë gojën e kishte, kundër krimit të organizuar, korrupcionit dhe nepotizmit emërohet ambasador, atëherë çfarë është kjo!?

Unë personalisht e kam ditur shumë mirë se, zj. Vjosa Osmani, tani fatkeqësisht Presidente e Republikës nuk e ka hallin te gjendja e rënduar e qytetarëve, po përmirësimin e gjendjes së saj personale dhe familjare.

Për fund;

nëse vazhdoni kështu, vafshi në djallë dhe mbetshi të mallkuar, ju gënjeshtarë MUJSHAR!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …