Dy deklaratat e Albinit, para takimit në Ohër.
Për mua këto dy deklarata Albin, shpërfaqin një „Demagogji qesharake të ripërsëritshme“!
Vetëm ata ‚analfabetët’ e tu; që ju personalisht keni deklaru se janë mbi 45%, munden me ju besu, deklaratave tuaja krejtësisht të kundërta me atë se ç’farë ju personalisht, për më shumë se 20 vjet keni deklaru dhe vepru.
E përsëritët ju Albin, para nisjes dhe pas mbërritjes në Ohër.
Citoj:
E përsëris se do të jem i përkushtuar, konstruktiv dhe kreativ dhe se do të shkoj me vullnet, qëllim dhe besim të mirë.
Mbaron citati.
Vargjet e juaja për ‚kapitullimin e Serbisë në Kumanovë dhe s‘mund të kapitulloj Serbia përsëri në Ohër, ishin ‚Demagogji qesharake“.
Sepse; ishit ju personalisht Albin Kurti që ishit kundër „Marrëveshjes në Rambuje“, të arritur më 18 mars 1999 ku si pasoj, për fatin tonë të mirë të kësaj marrëveshje, u nënshkrua marrëveshja e Kumanovës, ku edhe intervenoi NATO, u çlirua Kosova, shpëtoi nga krimet dhe masakrat çnjerëzore të shkaktuara mbi popullin shiptar të pambrojtur nga regjimi serb, i udhëhequr nga krimineli Sllobodan Millosheviq, dhe kjo marrëveshje apo kapitullim i Serbisë si thoni ju Albin, nuk u arrit 9 korrik 1999, mirëpo….
Marrëveshja e Kumanovës, ndërmjet NATOS dhe RFJ-së, u nënshkrua më 9 qershor 1999 dhe hyri në fuqi më 11 qershor 1999. Këtë marrëveshje e nënshkruan General Sir Michael David Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, i akuzuari i Hagës për krime lufte dhe gjenocid. Mos harro Albin, nuk jemi të gjithë ‚analfabet‘ dhe sigurisht, nuk mashtrohemi dhe vrapojmë të gjithë, pas teje sikur delet.