Ju mujsharë, zyrtarë ç’arë po synoni, jeni verbuar lakmia shpirtin shumë u’a ka dërrmuar.
Pse ju na shitni moral dhe mendjen vetëm te vota dhe pushteti e keni?!…
Ju shkoni aq larg, duke fyer dhe injoruar njëri tjetrin dhe s’jeni në gjendje as një reagim ta bëni.
Një person, që në nga pamja duket i specializuar, futet në zyrat e OVL, të UÇK-ës sikur në bashqe të babës dorëzon një pako, me 4000 dosje të Gjykatës Speciale me emra të “dëshmitarëve” me nënshkrime të prokurorëve të huaj dhe atyre serb dhe ju, zyrtarë shtetëror s’keni guxim të reagoni!
Pse?
Sepse, ju s’keni guxim, se doni Atdheun, ju e dëshironi pushtetin dhe vetëm pushtetin. Ju shisni moral dhe keni guxim vetëm, ndaj njëri tjetrit.
Keni harruar, se gjaku i dëshmorëve të kombit që luftuan për Liri, i’u ka mundësuar juve PISPILING, të uleni në ato karrige dhe ju prapë të verbuar dhe kuturisur, dalldiseni ndaj njëri – tjetrit.
Ju , para kamerave televizive bëni marketing, sikur të ishit në ndonjë sfilat mode dhe po harroni, se jeni zyrtarë shtetëror, apo jeni Mujshar….!
Ju Mujshar, zyrtarë shtetëror mos harroni, se prapë do i’u vijnë “karamele“ nga shërbimet sekrete të armiqëve tanë, që për fatin tonë të keq operojnë në vendin tonë.
Petrit Dibrani: Ju mujsharë të verbuar e të kuturisur, të mallkuar dhe të dalldisur.
Kthjelluni….
Armiqtë tanë, s’po flejn po rrinë z’gjuar, ç’doher të gatshëm dhe të pregaditur Kosovën tonë, për ta trazuar!